Shqipëria për kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, nis ndeshja në Budapest

15 November 2026, 18:00 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëria për kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, nis ndeshja

Bjellorusia 0-0 Shqipëria

Janë zbardhur formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Trajnerët kanë përcaktuar 11 futbollistët që do të zbresin nga minuta e parë, në takimin që mbahet në Budapest.

Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të mbyllë me sukses këtë edicion dhe të sigurojë vendin e parë në grup, ndërsa për këtë objektiv i mjafton edhe një barazim.

Kuqezinjtë vuajnë mungesën e sulmuesit Ernest Muçi, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës. Sfida arbitrohet nga kroati Igor Pajac.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyava, Ebong, Lukashov, Kontsevoi, Shumanski, Barkovski.

Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi, Manaj.

Minutë pas minute: 

1- Nis ndeshja.

 

Po ndodh...