
“Blerja” e bujshme, Handroj dhe portieri Simoni, Sylvinho “sakrifikon” 3 lojtarë, Anglinë do e ndjekin nga tribuna


Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do e ndjekin ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Wembley”.
“Panorama Sport” zbulon se Hadroj, ish-lojtari i Partizanit, duhet të presë për debutimin në një ndeshje zyrtare. Brruti, që ishte afrimi i bujshëm nga Kosova U-21, po ashtu nuk do të ketë mundësinë e debutimit. Portieri 20-vjeçar, Simoni, mund të quhet i sakrifikuari tjetër, nga katër portierët e ftuar për ndeshjet e marsit.
Silvinjo ka 26 të ftuar në total për sfidat e marsit. Këto zgjedhje ishin të detyruara, pasi vetëm 23 mund të jenë të gatshëm për një ndeshje.
Gjithçka do të nisë në orën 20:45. Ky është dueli i parë për dy skuadrat në Grupin K dhe ka vlerë për kualfikueset e Botërorit 2026.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide

Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

I ka pjellë me Bashën

SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128