Tronditëse nga klubi i njohur, lojtari rezulton me turbekuloz aktiv

25 Mars 2025, 07:55 / SPORT ALFA PRESS
Tronditëse nga klubi i njohur, lojtari rezulton me turbekuloz aktiv

PSV ka njoftuar se një nga lojtarët e skuadrës ka tuberkuloz aktiv.

Sipas De Telegraaf, lojtari është Lucas Perez, një sulmues spanjoll 36-vjeçar, që erdhi në Holandë në fund të shkurtit pas një udhëtimi të gjatë me makinë, për shkak se i frikësohej fluturimit.

Sipas shtypit holandez, janë informuar personat që kanë pasur kontakt të afërt me 36-vjeçarin. Tuberkulozi është një sëmundje infektive që zakonisht prek mushkëritë dhe mund të transmetohet përmes ajrit.

Në play-offin e Champions League, PSV eliminoi Juventusin, të udhëhequr nga ish-lojtari Thiago Motta, përpara se të dilte në raundin e 16-të nga Arsenali. Perez nuk luajti kundër bardhezinjve, edhe për shkak se nuk ishte në listën e UEFA-s dhe deri më tani ka grumbulluar gjithsej 24 minuta në fushë.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128