Emri/ I dënuar me 8 vite burg në Itali për drogë, 62-vjeçari arrestohet në Fier

26 Shkurt 2025, 09:06 / AKTUALITET ALFA PRESS
Emri/ I dënuar me 8 vite burg në Itali për drogë,

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 31”.

I dënuar me mbi 8 vjet burgim në Itali, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Fier, 62-vjeçari.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier.

Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128