Moti i Keq/ 7 këshilla për shoferët dhe drejtuesit e monopatinave: Kujdes shpejtësinë, mos bëni parakalime, mbani jelek fosforoshent

Policia e Shtetit këshillon drejtuesit dhe udhëtarët që të jenë të kujdesshëm për shkak të motit të keq dhe me stuhi.
Këshillohet kujdes maksimal me shpejtësinë, respektim i sinjalistikës dhe dhënia përparësi këmbësorëve, mospërdorimi i telefonit dhe vendosja e rripit të sigurimit.
Gjithashtu moskryerja e parakalimeve të gabuara që mund të sjellin aksidente, teksa këshillohen përdoruesit e monopatinave, motorëve apo biçikletave që të përdorin veshje fosforeshente.
Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112
Këshillat
-Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit
-Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore
-Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit
-Mos kryeni parakalime të gabuara
-Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore
-Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




