
Vrau vëllanë dhe kunatën/ Autori gënjeu policinë, si përshkallëzoi konflikti deri në krimin e rëndë

Arsen Muskurti, i cili u arrestua nga policia pak orë pasi vrau vëllanë dhe kunatën, ka gënjyer policinë për armën e krimit, duke deklaruar se e ka hedhur në një kosh mbeturinash. Ai është marrë sërish në pyetje në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa arma iu gjet në banesë.
Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar autori në polici në lidhje me ngjarjen, mbi motivet që e shtynë në ekstrem, deri në marrjen e jetës së prindërve të 3 fëmijëve.
Ndaj dy bashkëshortëve Dritan dhe Nora Muskurti u qëllua me 5 plumba. Sipas Abc News, Arseni Muskurti u arrestua rreth dy orë më vonë në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet, së bashku më bashkëshorten dhe djalin, në tentativë për tu larguar drejt Dibrës.
Dy bashkëshortët dhe familjari i tyre kishin pasur debate prej kohësh, të cilat u përshkallëzuan deri në krimin e sotëm. Përplasjen më të fundit e kishin pasur para dy ditësh.
Dy vëllezërit kishin qenë bashkëpronarë të Agjencisë së Udhëtimeve, por nga janari i këtij viti Arsen Muskurti nuk ishte më ortak në këtë biznes. Dyshohet që problemet e pronësisë së Agjencisë së udhëtimeve të kenë qenë shkak për konfliktin mes vëllezërve.
Aktualisht Arsen Muskurti kishte një dyqan parfumesh, shumë pranë me Agjencinë e të vëllait.
Por probleme të tjera familjare mund ta kenë rënduar edhe më tepër përplasjen e autorit të krimit më vëllanë dhe bashkëshorten e tij. Dy familjet jetonin në banesa ngjitur, në zonën e Alliasit.
Nga disa shkrime në profilin e FB të autorit Arsen Muskurti, predikues i fesë islame, vihet re se ai akuzonte vëllanë Dritanin dhe gruan e tij se përmes profileve false shanin dhe shpifnin kundër tij dhe familjes.
Nga fjalët e ashpra të përdorura në mesazhet e tij, vrasja e dyfishtë duket një krim i paralajmëruar.
Të dy vëllezërit Muskurti kishin nga dy emra, autori Arsen dhe Hamza, ndërsa Dritani mbante dhe emrin Alban.
-
Cameron Diaz feston 50-vjetorin
31 Gusht, 12:05 -
Keylor Navas një hap larg qëndrimit tek Parisi
31 Gusht, 12:04 -
-
Presidenti italian Sergio Mattarella në 7-8 shtator në Shqipëri
31 Gusht, 12:01 -

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128