Aksident në qendër të Tiranës, një person përplaset me motor në Sheshin Skënderbej

2025-02-09 21:14:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në qendër të Tiranës, një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, ku një person që udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Sipas dëshmitarëve, motori ka hyrë në shesh me shpejtësi të lartë, dhe pas përplasjes drejtuesi ka pësuar dëmtime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

 

Happening now...