"We used to have 20 thousand inhabitants, today there are more cars than people", the elderly man from Memaliaj "bursts" into tears

2025-02-06 20:42:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

"We used to have 20 thousand inhabitants, today there are more cars than
Memaliaj, a small and silent town in southern Albania, seems like a forgotten piece of the country. Elderly people, tired of the years of waiting that are increasingly stretching beyond their windows, look at the horizon with fading hope. The young have left, leaving behind a void that is ever deeper, in a city that is finally emptying, a dramatic depopulation that turns every street and every corner into a faded memory.

In the middle of this silence, which perhaps has more voices than can be heard, stands Qerim Manaj, an elderly man who has spent most of his life in Memaliaj. With tears welling up in his eyes and a voice trembling with sadness, he speaks of his house gate, which he looks at every day in the hope that, perhaps, one day his daughters will return. The two daughters have been emigrating for years in search of opportunities for a life away from this small town. This is just another bitter moment that is repeated every day in every house in this abandoned town, where the unfulfilled dreams have become an undeniable reality.

Qerim Manaj: I have two daughters, they have fled to emigration since the communist system collapsed, it is difficult for them to return because they have no documents, nothing, we will see if they come to us or not.

Manaj, worried, talks about the life he and many others are living in this abandoned city.

Qerim Manaj: You don't see a young person asking for help, who do you tell? There are two of us in each house, a desert in the house.

In a city that was once vibrant, where every narrow alley carried the sounds of youth and hopes for a better future, now only silence and a deep emptiness remain. The elderly are the ones who face permanent unemployment and a lonely life.

One of these people is the elderly saleswoman, a woman who has spent many years alone in her city. Her children emigrated 14 years ago, and her husband passed away, leaving her to face a difficult and hopeless life.

"They have all emigrated, I have no one, I am alone, my husband died, I am left alone."

"My children have been in emigration for 14 years, now the children have gone away, I am alone."

As the saleswoman points out, the town once had over 20,000 residents and was a vibrant city. But now, after the destruction of the mines and farms and with the worsening economic conditions, the town is left with more cars than people.

"Isn't there work? Where is the work? Tell me, where is the work here? What work is there? Everything is over here."

"There were 20 thousand inhabitants, the city was unprecedented, they would pass by and say, 'Oh comrade Goni, oh uncle Goni,' now there are more cars than people, they destroyed the mines, they destroyed the farms."

Në këtë qytete nuk ka biznese apo vitrina dyqanesh llamburitëse që të joshin për të blerë.  Banorët janë aq të pakët sa edhe bizneset nuk lulëzojnë.

Në bizneset e pakta të këtij qyteti të bënë përshtypje se nuk shikon asnjë njoftim për punësim, por shumica janë të vetëpunësuar për të mbijetuar. Madje ka nga ata që shprehen se duan ta mbyllin biznesin e tyre dhe të largohen.

“Edhe vetë jam mërzitur dhe të jo të marr punëtor, nuk ka njerëz”.

Numri i fëmijëve në kopshtet e qytetit ka rënë ndjeshëm dhe kjo është një pasqyrë e shpopullimit, emigrimit dhe varfërisë që po përjeton Memaliaj. Kopshtet, që dikur ishin mbushur me fëmijë të gëzuar, tani po luftojnë për të mbajtur jetën në to, duke u përballur me një ulje të ndjeshme të numrit të fëmijëve që regjistrohen.

Një nga edukatoret që po përjeton këtë ndryshim të dhimbshëm është Alma Kacoli, e cila shpjegon se si emigrimi dhe shpërngulja e popullsisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në numrin e fëmijëve që regjistrohen në kopshtin ku ajo punon. Ajo tregon se, ndërsa dikur kopshti kishte një numër të konsiderueshëm fëmijësh, tani mezi arrin në 70.

Alma Kacoli, Edukatore: “Unë jam edukatore në kopsht, dihet që numri ka rënë për shkak të emigrimit dhe shpërnguljes së popullatës, varfëria në maksimum kur nuk ka punë”.

“Normal që numri i fëmijëve është ulur, nuk venë tek 100, por 70 e ca fëmijë si numër në përgjithësi”.

Ky numër është një reflektim i një krize të vazhdueshme, ku fëmijët që mbeten janë të paktë dhe ata që lindin akoma dhe më pak. Kjo është një histori që përsëritet dhe një realitet i hidhur.

Për këta banorë shpopullimi i Memaliajit nuk është vetëm një fenomen i natyrshëm që ndodh me kalimin e kohës. Ai është pasojë e një sistemi të dështuar, që nuk ka mundur të krijojë mundësi për të rinjtë dhe që ka lënë një vend bosh për ata që janë larguar.

I pari i këtyre pak qytetarëve kryetari i bashkisë Memaliaj, Albert Malaj shprehet se mundësitë e punësimit në qytetin që ai drejton janë të pakta, pavarësisht përpjekjeve të tija për ti ndihmuar sadopak me punësim dhe ndihmë ekonomike. Dëshira është e madhe për të ndihmuar cilindo qytetar, por siç do institucion edhe kjo bashki e vogël ka kufizimet e veta.

Kryetari i Bashkisë Albert Malaj: Për sa i përket shpopullimit, arsyet kryesore dihen, mundësitë e pakta që kanë këta njerëz që të rregullohen, të sistemohen, të punësohen, dhe të bëjnë një jetë normale.

Bashkia Memaliaj, nuk ka institucione të tjera, ka vetëm bashkinë. Siç janë bashkitë e tjera që kanë institucione të tjera ku njerëzit kanë mundësi të sistemohen dhe duke patur punë ata jetojnë lirshëm. Në Bashkinë e Memaliaj, e vetmja administratë është bashkia, ajo që ka rregulluar, ka sistemuar, ka punësuar njerëzit”.

Në Memaliaj nëse e krahasojmë me disa vite më parë ka një rënie drastike të numrit të lindjeve, gjatë vitit 2024 ka patur vetëm 14 lindje, ndërkohë jashtë vendit janë regjistruar 62 lindje, në total janë 76 lindje.

Për sa i përket numrit të nxënësve ka një rënie drastike, por shkollat kanë mbetur hapur edhe në rastet kur kanë mbetur edhe me 5 nxënës. Në disa raste numri i nxënësve numri i nxënësve është i barabartë me atë të mësuesve.

“Përsa i përket shkollave që ne kemi në njësitë administrative dhe fshatra, siç ju thash pak më parë ne kemi 53 fshatra në Bashkinë Memaliaj, ka një rënie përsa i përket nxënësve në këto shkolla, por kanë lëvizur sepse kërkojnë ndonjë shkollë më të mirë, duke u afruar në qytet apo njësi, në përgjithësi shkollat kanë mbetur hapur edhe në ato fshatra të thella ku ne kemi shkolla me 1,2, 3 dhe 5 fëmijë. Pak a shumë është i njëjtë numri i nxënësve më numrin e mësuesve”, thotë Malaj.

Memaliaj ka një traditë të gjatë në blegtori, bujqësi dhe rajoni është i njohur për prodhimin e perimeve, frutave. Për më shumë se një shekull, ky rajon ka qenë një burim i rëndësishëm për ushqimin dhe të ardhurat e familjeve që jetojnë atje.

Por tashmë edhe shtëpitë në qendër mund të kthehen në gërmadha ashtu si minierat, të cilat mbanin më parë ekonominë e këtij vendi.

Memaliaj, Hasi, Gjirokastra dhe Berat mbeten qytete që duket se kanë humbur gjithçka, përveç emigrimit, varfërisë dhe një lufte të pafund për mbijetesë. Të rinjtë ikin, të moshuarit mbeten dhe ndërsa ato shpresojnë për një mundësi që kurrë nuk vjen, qyteti shndërrohet në një shkretëtirë të përhumbur, ku vetëm makinat dhe listat e borxheve të dyqaneve për ushqime janë gjëja më e gjallë që mbetet pjesë e filmit të jetës shqiptare.

STATISTIKAT
Vështirësitë ekonomike dhe sociale në vitin 1990 shkaktuan rritje të konsiderueshme të papunësisë. Niveli i papunësisë në Shqipëri arrinte deri në 26% në fund të vitit 1992, që do të thotë se ishte rritur tre herë që prej vitit 1991.

Kjo shifër ishte vlera më e lartë e papunësisë e rregjistruar ndonjëherë gjatë dekadës së fundit. Që prej vitit 1992, dhe gjatë dekadës së fundit, papunësia ka qenë më e lartë për gratë duke e krahasuar me burrat. Kjo ka ndodhur sepse ishte vecanërisht e vështirë për gratë të përshtateshin në tregjet e reja të punës. Në fund të vitit 1992 kishte rreth 200 mijë gra e vajza të papuna dhe rreth 190 mijë meshkuj të papunë.

33 vite më parë, rreth 4 800 shqiptarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë për të kërkuar largimin nga Shqipëria, si shpëtim nga izolimi, varfëria dhe dhuna politike e regjimit komunist.

Kriza zgjati disa ditë, pavarsishtë kërkesave dhe këmbënguljes së qeverisë së Ramiz Alisë, ambasadat e huaja iu përgjigjë “JO” duke mos pranuar ti nxjerrin jashtë. Qeveria e atëherëshme komuniste u detyrua të lejonte largimin e tyre nga vendi, 3200 shqiptarë shkuan në Gjermani, mbi 800 në Itali, 600 në Francë, dhjetëra të tjerë në Turqi, Poloni, Çeko-Sllovaki, etj.

Në vitet që pasuan, atyre iu bashkuan më shumë se 1,3 milionë shqiptarë të tjerë, ndërsa, me shumë gjasa, qindra mijëra iu bashkuan gjatë këtyre viteve të fundit.

Ilir Gërdeshi: Emigracioni si fenomen në Shqipëri filloi që me fillimin e tranzicionit, pra duke filluar nga 1991 dhe aktualisht jemi në dekadën e katërt të emigracionit, por secila dekadë e emigrimit ka patur karakteristikat e veta, në dekadën e parë, me fillimin e tranzicionit për sa i përket viteve 1990, emigracioni ka qenë i vrullshëm, kaotik, ka qenë i parregullt, dhe udhëhiqej kryesisht nga meshkujt, pra ishin meshkujt ata që emigronin.”

Në shkurt-mars 1991, 30 000 persona u dyndën në portet e Durrësit dhe Vlorës, ku morën kontrollin e anijeve dhe varkave që mundën dhe detyruan ekuipazhin ti transportonin drejt tokës Italiane. Pak muaj më pas, mijëra qytetarë të tjerë iu drejtuan Italisë me gomone e varka dhe çdo mjet që të mund të gjenin.

“Kanë ikur shumë njerëz emigrantë nga Tropoja, për arsye se nuk është bërë asnjë lloj investimi. Që nga viti 1991 deri më sot vetëm HECE dhe asnjë lloj investimi, punishte, asnjë lloj gjëje nuk është ndërtuar në Tropoj, pra kanë ikur nuk kanë ku të punojnë.”

Vala e re e emigrimit pas rënies së piramidave, 1997
Në vitin 1997, rënia e piramidave tronditi shoqërinë shqiptare, papunësi, varfëri, duke i shkatërruar ekonomikish, si pasojë solli valën e re të emigrimit.

Dy rrugët kryesore ishin, përsëri kufiri drejt Greqisë dhe deti drejt Italisë. Kanali i Otrantos u kthye në një autostradë gomonesh dhe mjetesh të tjera lundruese që dërgonin emigrantë dhe ktheheshin sërish në shqipëri për tu mbushur me njerëz që dëshironin të iknin sa më parë nga vendi ynë.

Nga kërkimet e VETTING rezulton se 150 mijë shqiptarë emigruan pas rënies së piramidave gjatë viteve 1997-1998.

Në një përllogaritje nga viti 1990-2016, të paktën 1, 3 milionë shqiptarë jetonin jashtë Shqipërisë, pra brenda një çerek shekulli rreth 32% e popullsisë kishte braktisur vendin.

Popullsia që jetonte jashtë shqipërisë ishte gati 47% e asaj që jetonte në Shqipëri. Shifrat e vërteta të emigrantëve shqiptarë në botë ishin më të larta se shifrat e përmenduara pak më parë, pasi shumë prej tyre jetonin në mënyrë të paligjshme, një pjesë ishin regjistruar me nënshtetësi të rreme, ndërsa për shumë vende mungonin të dhënat zyrtare.

Sociologe Marsi Simo: Është një fenomen që është diskutuar vitet e fundit, ku të rinjtë parapërgatitetn mendërisht që sapo të kalojnë moshën 16-vjec, mund të shkojnë kryesishtë në Britaninë e Madhe, sepse tërheqin njëri-tjetrin, sepse kanë informacion që atje mund të punohet, atje ka prespektivë.

Gjatë vitit 2018 Lezha, Elbasani dhe Berati kishin emigracionin më të lartë ndër 12 qarqet e tjera të vendit në raport me popullsinë.

Në vitin 2018 emigracioni në qarkun e Lezhës ishte 135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Beratin ishte 105 persona.

Vlora shënoi rritje të emigracionit me 23 persona për 10 mijë banorë, që dmth se në këtë qark diferenca ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona.

Gjatë vitit 2018, në shumicën e qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm kishte ndikim më të madh në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.

Në Dibër, Gjirokastër dhe Kukës, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsisë.

Sociologe Marsi Simo: Përse duhet të qëndrosh në shqipëri, këtu nuk ka asnjë infrastukturë, këtu nuk ka të ardhme, nuk ka prespektivë, kryesisht nëse ti je një familjar që ke fëmijë në familjen tënde. Në këtë valë që jemi të përfshirë deri diku e bënë më të vështirë që të jesh më i kthjellët, të jesh objektiv për ato që ke, dhe ato që ti nuk ke për t’i plotësuar, e jo duke i kërkuar në vendin tënd por duke i kërkuar gjithmonë jashtë.

Rezultatet e Censit të vitit 2023 treguan se, krahas rënies së numrit të popullsisë në 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë (ose 419 mijë banorë më pak se në vitin 2011), fenomeni i emigracionit është veçanërisht i pranishëm te të rinjtë ku numri i popullsisë së moshës 15-29 vjeç ra afërsisht me 17%, ose 124 mijë të rinj, krahasuar me të dhënat e regjistrimit të vitit 2018.

Kjo rënie e konsiderueshme nënvizon shkallën e lartë të emigrimit te të rinjtë në vend, e nxitur më së shumti nga kërkimi i mundësive më të mira dhe perceptimi i mungesës së perspektivës në Shqipëri. Prirja e emigrimit është veçanërisht e theksuar te të rinjtë e arsimuar. Shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve në Shqipëri e shton më tej prirjen drejt emigrimit.

Geron Kamberi, Friedrich Ebert: 40% e të rinjve të anketuar kërkojnë të emigrojnë, dhe nga këta të rinjë 11% e tyre parashikojnë të largohen në gjashtë muajt e ardhshëm, dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Norma e emigrimit të të rinjve shqiptarë, ose prirjet e tyre për të emigruar mbeten të larta megjithatë në kuadër të një krahasimi rajonal tashmë Shqipëria është në vend të dytë sepse prirjet migratore të të rinjve në Maqedoninë e Veriut janë më të larta se ato në Shqipëri. Gjithsesi ky nivel I lartë I prirjes së të rinjve për të emigruar lidhet me një sërë faktorësh që po të shihet nga studimi është pakënaqësia e tyre me institucionet politike, pakënaqësia me sistemin arsimor, standarte më të larta jetese të cilat i shtynë drejtë emigrimit.

Për shkak kushteve të vështira të punës dhe rrogës së ulët që nga viti 2010 deri në fund të vitit 2024 nga Shqipëria janë larguar mbi 1000 mjekë të cilët janë punësuar në Gjermani.

Kjo braktisje e madhe e vëndit nga të rinjtë, pasqyruar përmes udhëtimit tonë në këto qytete në dy skajë të vendit, na rrëfejnë një realitet të hidhur të Sqhipërisë. Pasjat e këtij shpopullimi nuk do do të vonojnë të shfaqen gjithnjë e më dramatike. Memaliaj dhe Has janë vetëm një copëz e vogël e kësaj drame e shtrirë në të gjtihë Shqipërinë. Një fenomen që kërkon një reflektim të thellë dhe veprime urgjente për të mbajtur lidhjen me ata që kanë të mbetur dhe për t’i dhënë mundësi rinisë që të qëndrojë dhe të kontribuojë për një të ardhme më të mirë.

 

Happening now...