
Pas Urdhërit Ekzekutiv të Trump që preku edhe Shqipërinë, çfarë do të bëhet me 400 afganët e bllokuar në Shëngjin?!

Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sërë veprimesh ekzekutive që trajtojnë çështjen e emigracionit dhe sigurinë kufitare
Një prej urdhrave ekzekutivë të presidentit të ri amerikan Donald Trump firmosur edhe Shqipërinë.
Bëhet fjalë për Urdhrin ekzekutiv, i titulluar “Riorganizimi i programit të pranimit të refugjatëve të Shteteve të Bashkuara”, urdhër i cili prek drejtpërdrejtë ata afganë të cilët ndodhen në vendin tonë në pritje të shqyrtimit të një vize të posaçme e njohur si SIV.
Dihet se aktualisht në Shëngjin ndodhen 400 afganë në pritje për të shkuar në SHBA.
Burime diplomatike në dijeni të këtij procesi në kushtet anonimatit kanë pohuar se 100 prej tyre për arsye specifike i është refuzuar kjo lloj vize e posaçme SIV.
Të njëjtat burime sugjerojnë se afganët në Shëngjin të cilët kanë aplikuar për këtë lloj vize me gjasë nuk do të preken nga urdhri ekzekutiv i presidentit Trump meqenëse ata kanë aplikuar përpara daljes së urdhrit.
Megjithatë kjo situatë pas urdhrit ekzekutiv ngre disa pyetje edhe nëse këta shtetas afgan do të udhëtojnë drejt SHBA.
Çështja e parë dhe më kryesore, a do të mundet mbajtësit e një vize SIV, të përfitojnë benefite të tipit shtëpi sociale apo pagesa sociale kur të mbërrijnë në SHBA, ndihma të cilat vinë nga buxheti shtetit amerikan.
Disa prej afganëve tashmë në Shqipëri u detyruan të lënë pas prindërit ose fëmijët e tyre, të cilët tani nuk do të jenë në gjendje t’i sponsorizojnë ata si refugjatë për t’u bashkuar me ta.
Kjo është një tjetër pyetje në mendjet e atyre të cilëve janë tashmë në Shëngjin e duhet të përballen me një realitet të ri pas urdhrit ekzekutiv të Trump.
Është mësuar gjithashtu edhe një tjetër element. Organizatat jo qeveritare amerikane të cilat asistonin afganët e konsideruar miq të SHBA janë larguar nga Shëngjini.
Ndërkohë për 400 afganët aktualisht më Shëngjin kostot e akomodimit dhe ushqimit vijojnë të paguhen nga qeveria amerikane.
Shqipëria pranoi kërkesën e SHBA-së për të pritur afganët në vjeshtën e vitit 2021. Vendi ynë u përdor për shqyrtimin e aplikimit të tyre nga një oficer konsullor në ambasadën e SHBA në Tiranë.
Prej asaj kohe në Shqipëri kanë ardhur dhe shkuar në SHBA mbi 4.000 afganë jeta e cilëve ishte në rrezik si pasojë e ardhjes së Talebanëve në pushtet./Alfapress.al

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëhu Shqipërinë
ideas



top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128