FLASH NEWS

Arrestimi i Çyrbjes, kandidatja e PS në Durrës: E kemi pranuar si kosto, por jemi në rrugën e duhur...

2025-04-03 15:54:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i Çyrbjes, kandidatja e PS në Durrës: E kemi pranuar

Deputetja e PS-së, Klodjana Spahiu, ka folur së fundmi lidhur me zgjedhjet e 11 maji dhe se sa do ndikoj në qarkun e Durrësit, ku dhe ajo kandidon, arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

Më tej ajo shprehu dhe një koment për demokratët, për të cilët tha se ata po kërkojnë shkrirjen e reformës në drejtësi.

“Jo në atë që investohet kundërshtari unë në shkrirjen e reformës në drejtësi. Nëse nuk shkojmë në barazinë para ligjit jemi të humbur. Nuk fiton asnjëri. Varianti i vetëm i PD nën Berishën është shkrirja e SPAK. Në të gjithë opinionin e ndërkombëtarëve puna e Shqipërisë, e parlamentit e institucioneve të pavarura, ka qenë jo vetëm e mbështetur, në opinionin e tyre administrimi publik, reforma, të ardhurat publike dhe tenderimi me IA janë të gjithë rrugëtim i PS në të gjithë institucionet për të ulur korrupsionin në Shqipëri. Nuk themi që ka zero korrupsion. Janë treguesit që është rruga e duhur”, tha ndër të tjera ajo.

 

Happening now...

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128