
Foltorja e nis fushatën me lajme të rreme/ Misiraj-Baçit: Gënjeshtra del më shpejt se boja e flokëve

Kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Fierin, Burhan Misiraj, ka përgënjeshtruar Luan Baçin, i cili qëllimisht ngatërron një anëtare të thjeshtë me kandidaten për deputete e Koalicionit Euroatlantikë, Sabrije Hoxhaj.
Me anë të një postimi në facebook, Misiraj shkruan se kandiatja për deputete për qarkun Fier është një studente ekselente e shkencave politike dhe një zë i ri për të përfaqësuar qytetin.
Ai më tej me ironi i bën thirrje Luan Baçit të mos e nis fushatën me lajme të rreme, pasi gënjeshtra del më shpejt se boja e flokëve.
Reagimi i plotë i Burhan Misirajt:
Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun Fier është Sabire Hoxhaj, një studente ekselente e shkencave politike. Sabire është një zë i ri dhe një model për të përfaqësuar me vlera Fierin.
Luan Baçi, të bëjmë thirrje të mos e nisësh fushatën më lajme të rreme dhe vëmendje të sforcuar, se gënjeshtrat dalin më shpejtë se boja e flokëve.
Qarku Fier meriton më shumë! Qytetarët meritojnë më shumë se politika e vjetër!

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas


Political theater with the SP and DP lists

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128