La Liga/ Reali fiton ndaj Rajo Vallecanos dhe kap Barcelonën në krye të renditjes

2025-03-09 18:39:00 / SPORT ALFA PRESS

La Liga/ Reali fiton ndaj Rajo Vallecanos dhe kap Barcelonën në krye

Real Madridi ka mposhtur me vështirësi Rayo Vallecanon, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll.

Rezultati përfundimtar ishte 2-1 në favor të “los blancos”.

Asgjë nuk ishte e lehtë për të besuarit e Ançelotit.

Dhe pse Mbape dhe Vinicius i dhanë avantazhin e dyfishtë pas 34 minutave lojë, Rayo rihapi sfidën në minutat shtesë të pjesës së parë.

Pjesa e dytë pa miqtë të kërkonin barazimin, por pa sukses.

Ivan Balliu u aktivizua në minutën e 70-të për miqtë.

Reali i bashkohet Barçës në krye pas kësaj fitoreje.

Katalanasit kanë për të luajtur një ndeshje të prapambetur ndaj Osasunës.