VENDI MES FLAKËVE/ Përditësohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 38 vatra në një ditë, 14 mbeten aktive
38 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin, ndërsa 18 prej tyre vijojnë të jenë në ndjekje deri në orën 20:00. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 14 vatra janë aktive, 2 janë në monitorim dhe 2 të tjera nën kontroll.
Operacionet për shuarjen e flakëve po zhvillohen në disa qarqe, me 309 efektivë të Forcave të Armatosura, 22 mjete, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të angazhuar në terren.
Dibra, situata më intensive në Gurë-Lurë
Angazhimi më i madh vijon në Gurë-Lurë të Dibrës, ku zjarri mbetet aktiv në dy drejtime.
Në terren janë 120 forca bashkiake, 57 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 punonjës policie, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së. Operacioni mbështetet nga dy avionë Air Tractor.
Perimetri pranë banesave është vendosur nën kontroll dhe, sipas autoriteteve, është shmangur rreziku që flakët të përhapen drejt zonave të banuara. Ndërhyrja vijon edhe në Qafën e Helmes.
Zjarret në Tiranë dhe Krujë
Në Tiranë, ekipet po punojnë në Dajt dhe përgjatë aksit Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër. Në operacion janë përfshirë edhe helikopterët e Forcave të Armatosura.
Pavarësisht terrenit të vështirë, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Krujë, zjarri në Abaze është vendosur nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave operacionale dhe mbështetjes nga një helikopter i FA-së. Ndërkohë, në Bojë, Krastë dhe Halil nuk raportohen më vatra aktive.
Flakët vijojnë në disa qarqe
Në Përmet, operacionet vazhdojnë në zonat e Nëmërçkës dhe Dhëmbelit, ku terreni i vështirë e vështirëson ndërhyrjen. Nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Moravë të Devollit, zjarri është vendosur nën kontroll.
Në Trojë të Mirditës vijon ndërhyrja me pjesëmarrjen e zjarrfikësve, forcave të bashkisë, policisë, vullnetarëve dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura.
Në Shkodër, operacionet vazhdojnë në Rrencë dhe Goraj-Budishtë. Kjo e fundit po shkon drejt izolimit dhe nuk paraqet rrezik për banesat, ndërsa vatra në Kryezi është nën kontroll.
Në Elbasan, ekipet vijojnë punën në Dardhë, Lugaxhi dhe Shalës. Në Lugaxhi janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor, ASHP, forca bashkiake dhe 30 vullnetarë. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Finiq, zjarret në Dhivër dhe Rumanxë janë shuar plotësisht, ndërsa vatra në Dhrovjan është vendosur nën kontroll.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të emergjencave.
Forcat dhe mjetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave, jetës dhe pasurisë së qytetarëve.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
Signs of an Invisible Change: The Cracks That Are Transforming Albania
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128