Amorim nis revolucionin te Milani, ja lista e lojtarëve që janë jashtë planeve të tij

2026-08-13 19:28:00 / SPORT ALFA PRESS
Amorim nis revolucionin te Milani, ja lista e lojtarëve që janë

Vetëm rreth një muaj pas nisjes së përgatitjeve dhe dhjetë ditë para ndeshjes së parë të kampionatit, Milani i ri i Ruben Amorimit po merr gjithnjë e më shumë formë.

Një ditë e rëndësishme ka qenë ajo e sotmja, me Gerry Cardinale që mbërriti me helikopter në Milanello për të diskutuar me trajnerin dhe skuadrën planifikimin e merkatos.

Nga qendra stërvitore kuqezi kanë dalë edhe sinjalet e para për lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit portugez. Amorim kishte paralajmëruar se kjo do të ishte java e vendimeve dhe duket se ka mbajtur fjalën.

Sipas raportimeve, Fikayo Tomori, Youssouf Fofana, David Odogu dhe, në mënyrë surprizuese, edhe Christopher Nkunku nuk janë pjesë e projektit të ri teknik.

Për këta futbollistë, drejtuesit e Milanit tashmë po kërkojnë zgjidhje në merkato. Klubi ka pasur vështirësi për të sistemuar lojtarët që nuk janë më në planet e trajnerit dhe deri tani ka arritur vetëm të dërgojë Arthekame në huazim te Lyon.

Por lista e lojtarëve që mund të largohen nga “San Siro” është edhe më e gjatë. Përveç emrave të përmendur nga Amorim, në merkato mund të përfundojnë edhe Filippo Terracciano, Santiago Gimenez dhe Pervis Estupiñán.

Po ndodh...