Flakët përfshijnë masivin pyjor në Elbasan, rrezikohen zonat e banuara
2026-08-13 15:01:00 / AKTUALITET

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe po avancojnë në drejtim të zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banesat.
Shërbimi zjarrfikës, strukturat e emergjencave civile dhe banorët janë angazhuar në terren për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.
Terreni i vështirë dhe sipërfaqja e madhe e përfshirë nga flakët po e vështirësojnë ndërhyrjen. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Operacioni për shuarjen dhe izolimin e zjarrit vijon, ndërsa situata po monitorohet për shkak të afërsisë së flakëve me zonën e banuar.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Signs of an Invisible Change: The Cracks That Are Transforming Albania
Nga Adri Nurellari
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128