Aksident i rëndë në Lushnje, makina përfundon në kanal, humbin jetën dy gra

2026-08-13 20:28:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident i rëndë në Lushnje, makina përfundon në kanal,

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Delisufaj të Lushnjes pasditen e kësaj të enjteje, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas raportimeve, kanë humbur jetën dy gratë që udhëtonin në mjet, të cilat u identifikuan si M. H. dhe F. Xh., të dyja rreth 50 vjeçe.

Ndërkohë, shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Po ndodh...