Fundjava nis me trafik të rënduar në hyrje të Elbasanit, qindra automjete mbeten të bllokuara në rrugë

22 August 2026, 14:52 / AKTUALITET ALFA PRESS
Fundjava nis me trafik të rënduar në hyrje të Elbasanit,

Fundjava ka nisur me trafik të rënduar në hyrje të Elbasanit, në aksin Elbasan-Tiranë, si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve.

Mësohet se qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë, ndërsa lëvizja është vështirësuar ndjeshëm në disa segmente të këtij aksi.

Fluksi i lartë i automjeteve vjen pasi shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në juglindje të vendit, duke rritur ndjeshëm numrin e mjeteve që qarkullojnë në këtë drejtim.

Në disa momente, trafiku është bllokuar plotësisht, duke krijuar radhë të gjata automjetesh dhe vonesa për drejtuesit që udhëtojnë drejt Elbasanit dhe në drejtim të juglindjes së vendit.

Po ndodh...