Identifikohet autori i vrasjes së 40 vjeçarit në Laç, ja çfarë dyshon policia (EMRI)
Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e mbrëmjes të së enjtes në lagjen “Erdogan” në Laç ku mbeti i vrarë Ilir Gjini.
Sipas burimeve, viktima që njihej gjithashtu me 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba.
Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar. Ai është shtetasi Emiljan Suti, i cili është shpallur menjëherë në kërkim.
Ai ka hapur zjarr menjëherë pasi 40-vjeçari kishte parkuar automjetin e tij, ndërsa ai po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse ka tentuar të largohet, Gjini është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.
Viktima ishte me origjinë nga Miloti dhe banonte në Laç. E kaluara e tij mbetet ende objekt verifikimi nga hetuesit.
Dyshimet e para lidhen me qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërsa ekspertët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e motiveve të këtij atentati.
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128