“Ju erdhi fundi”/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg!

10 August 2026, 19:52 / POLITIKË ALFA PRESS
“Ju erdhi fundi”/ Qytetarët marshojnë drejt

“Revolucioni i Flamingove” vijon edhe këtë mbrëmje në kryeqytet, duke shënuar ditën e 72-të të protestës qytetare.

Qytetarët e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke u zhvendosur në mënyrë të organizuar në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe kundër asaj që protestuesit e cilësojnë si “kastë politike”.

“Rama në burg!”, “Burg, burg për kastën politike!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë ndër thirrjet që shoqërojnë marshimin e qytetarëve drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë ndryshim politik dhe mbajnë përgjegjëse klasën politike për situatën në vend, ndërsa protesta e sotme shënon një tjetër pikë të rëndësishme në serinë e tubimeve të nisura 72 ditë më parë.

Flamuj, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë janë pjesë e marshimit, ndërsa qytetarët vijojnë të lëvizin drejt Kryeministrisë.

Po ndodh...