Një minutë heshtje për Havzi Nelën/ Protesta e 72-të shpërthen në thirrje kundër diktaturës

10 August 2026, 20:36 / POLITIKË ALFA PRESS
Një minutë heshtje për Havzi Nelën/ Protesta e 72-të

Në protestën e 72-të kundër qeverisë së Edi Ramës, përballë Kryeministrisë, protestuesit kanë përkujtuar poetin disident Havzi Nela, 38 vite pas varjes së tij nga regjimi komunist.

Aktivistët bënë thirrje për një minutë heshtje në nderim të Nelës, ndërsa turma iu bashkua homazhit dhe më pas brohoriti “Poshtë komunizmi” dhe “Poshtë diktatura”.

Ky përkujtim i poetit lidhet me dokumentin e vendimit për ekzekutimin me varje të Havzi Nelës, ku figuron edhe firma e Kristaq Ramës, babait të kryeministrit, në atë kohë anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Dokumenti lidhet me vendimin e vitit 1988 që çoi në ekzekutimin e poetit në Kukës.

Aktivisti: Më falni për të gjithë ata që s'më kanë dëgjuar për shkak se pati një shkëputje mikrofoni. Sot bëhen 38 vjet nga varja e poetit të lirisë, Havzi Nela në mes të qytetit të Kukësit. Është detyra jonë ta kujtojmë edhe të mbajmë një minutë heshtje për poetin e lirisë që Shqipërisë i fali gjithçka vetëm për të ruajtur lirinë.

Turma mban një minutë heshtje

Bravo!

Poshtë komunizmi!

Poshtë komunizmi! Poshtë komunizmi! Poshtë komunizmi!

Poshtë diktatura!

Poshtë diktatura! Poshtë diktatura! Poshtë diktatura!

Fjalët që ai dha, poezitë që ai dha, janë udhërrëfyesi jonë edhe sot, që diktaturat pavarësisht formës që marrin, pavarësisht ngjyrës që kanë, janë dhe duhet të quhen diktatura! Ndaj, ne duhet ta njohim historinë në mënyrë që të mos e përsërisim atë. Veprimtaria e tij, na e ka bërë rrugën edhe më të lehtë ne, në rezistencën që po bëjmë sot. Kam nderin dhe emocionin e madh që para jush, të thërras të burgosurën politike edhe gruan e Havzi Nelës, Lavdije Nelën, që të mbajë një fjalë para nesh.

Po ndodh...