Orikumi kërkon rikthimin, Dimali refuzon shkrirjen/ Banorët kundër hartës së re territoriale: Mos na prekni bashkitë
Banorët e Orikumit dhe të Dimalit kanë dalë mbrëmjen e kësaj të hëne në protestë, duke kundërshtuar ndryshimet e propozuara në hartën administrative dhe duke kërkuar ruajtjen e njësive të tyre vendore.
Në Orikum, banorët janë mbledhur para Qendrës Administrative, ku kanë kërkuar rikthimin e Bashkisë Orikum. Protestuesit kundërshtojnë statusin aktual administrativ dhe kërkojnë që Orikumi të rikthehet si njësi më vete e qeverisjes vendore.
Ndërkohë, në Dimal, banorët kanë dalë në shesh kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Beratin. Me moton “Dimali mbetet Dimal. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, ata i kanë bërë thirrje qeverisë të mos e prekë bashkinë.
Banorët argumentojnë se Dimali ka një histori të hershme, tradita dhe potencial të rëndësishëm ekonomik. Ata kanë kujtuar gjithashtu se emri i bashkisë u ndryshua në vitin 2015 nga Urë Vajgurore në Dimal, me vendimin nr. 34 të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas tyre, bashkimi me Bashkinë Berat do të sillte pasoja negative në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, por edhe në zhvillimin ekonomik të zonës. Banorët theksojnë veçanërisht rëndësinë e sektorit bujqësor dhe të serave në fshatra si Kutalli, Samaticë, Drenovicë, Cukalat dhe Goriçan, të cilat prej vitesh furnizojnë tregjet ndërkombëtare.
Kundër shkrirjes është pozicionuar edhe Këshilli Bashkiak Dimal, i cili ka zhvilluar një mbledhje emergjente për këtë çështje. Këshilli ka miratuar pavlefshmërinë e propozimit të qeverisë për shkrirjen e bashkisë, duke argumentuar se relacioni nuk paraqet, sipas tyre, argumente dhe studime fizibiliteti që të dëshmojnë avantazhet e bashkimit.
Në votim morën pjesë 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe të 18 votuan pro mosshkrirjes së Dimalit si bashki.
Protestat në Orikum dhe Dimal zhvillohen në një kohë kur reforma territoriale ka rikthyer në vëmendje debatin për riorganizimin e njësive vendore, ndërsa banorët kërkojnë që vendimmarrja të marrë në konsideratë historinë, identitetin dhe nevojat e komuniteteve.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128