Dy net pas zjarrit të madh, Kruja sërish në alarm/ Flakët përfshijnë zonën e Halilit, kërcënohen banesat
10 August 2026, 22:16 / AKTUALITET
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën në afërsi të Halilit në Krujë, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të zbresin drejt zonave të banuara, duke iu afruar disa banesave.
Në terren janë angazhuar shërbimet e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe frenimin e përhapjes së flakëve.
Ndërhyrja nga toka paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe malor. Për këtë arsye, operacioni për shuarjen e zjarrit është mbështetur edhe nga ajri, me qëllim kufizimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.
Situata mbetet në monitorim, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128