Zuckerberg sfidon kampionin e UFC-së, drejtuesi i Meta-s përfundon në mes të liqenit
Mark Zuckerberg ka treguar edhe një herë pasionin e tij për artet marciale, duke u përballur në një seancë sparing-u me yllin e UFC-së, Merab Dvalishvili. Përballja u zhvillua mbi një platformë lundruese në mes të një liqeni dhe u shoqërua me momente spektakolare.
Drejtuesi i Meta-s, i cili stërvitet prej disa vitesh në MMA, arriti të realizojë disa goditje me duar, shkelma në trup dhe madje edhe një rrëzim ndaj Dvalishvilit. Në një moment, Zuckerberg e shtyu luftëtarin gjeorgjian nga platforma, ndërsa Dvalishvili ia ktheu duke e hedhur miliarderin amerikan në ujë.
Zuckerberg ka krijuar miqësi me disa prej emrave më të njohur të arteve marciale. Përveç Dvalishvilit, ai është stërvitur edhe me luftëtarë si Alex Pereira, Alexander Volkanovski dhe Israel Adesanya, duke e bërë gjithnjë e më të dukshëm angazhimin e tij në këtë sport.
Pasioni i tij për MMA nisi veçanërisht gjatë pandemisë, kur filloi të stërvitej në jiu-jitsu. Në vitin 2023, Zuckerberg mori pjesë në një turne të Brazilian Jiu-Jitsu në Silicon Valley, ku fitoi një medalje ari dhe një argjendi.
Në krahun tjetër, Merab Dvalishvili është një nga emrat kryesorë të kategorisë bantamweight të UFC-së. Gjeorgjiani humbi titullin ndaj Petr Yan në dhjetor të vitit të kaluar, duke e çuar bilancin mes tyre në 1-1.
Tashmë, të dy luftëtarët kanë lënë të kuptohet se mund të përballen për herë të tretë, megjithëse UFC ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht një trilogji mes tyre.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128