Juventus gjen edhe portierin e dytë, arrin marrëveshjen me Wolfsburg për Grabara

22 August 2026, 14:33 / SPORT ALFA PRESS

Pas largimit të Di Gregorios në drejtim të Bournemouth dhe Perin te Palermo, për Juventusin u bë e domosdoshme sjellja në skuadër e dy portierëve. Dhe Zonja e Vjetër arriti që t’i gjejë që të dy. Përpara pak ditësh bardhezinjtë zyrtarizuan transferimin e Vicarios nga Tottenham që do të jetë portieri titullar i skuadrës, kurse tani kanë gjetur edhe zëvendësin e tij.

Bëhet fjalë për polakun Kamil Grabara për të cilin Juventusi ka arritur një marrëveshje me ëolfsburg për ta marrë atë në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Në orët e fundit u përmend edhe emri i argjentinasit me pasaportë italiane, Santiago Beltran i River Plate, por 22 vjeçari edhe pse ka një kontrarë deri në 2027 ka një çmim shumë të lartë, 10 milionë euro, por sidoqoftë edhe klubi i River Plate nuk ka ndërmend ta lejojë atë të largohet.

Opsione të tjera për Juventusin ishin edhe Musso i Atletico Madrid dhe braziliani Lucas Perri i Leeds, por zgjedhja përfundimtare ishte Grabara që në të kaluarën ka qenë edhe në shënjestrën e Fiorentinës.

Ndërkaq, Juventusi punon edhe në përforcimin e mesfushës dhe sulmit teksa regjistrohen kontakte të reja për Kessie dhe Zirkzee, por fillimisht Juventus duhet të largojë lojtarë. Zgjidhja e kontratës me Arthur nuk mjafton për t’i hapur rrugën ardhjes së Kessie që aktualisht është lojtar i lirë dhe që ka si prioritet Juventusin, falë edhe raporteve të mira me Massarën që i ka pasur që kur fitoi titullin me Milanin. Ndërsa për Zirkzee duhet që të largohet Jonathan David me kanadezin që nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirë Torinos dhe vazhdon të refuzojë ofertat që vijnë për të(e fundit nga Hull City); sulmuesi dëshiron të bindë Spallettin për t’i dhënë një mundësi tjetër.

Po ndodh...