Me pistoletë të mbushur gati për qitje, parandalohet atentati në Tiranë? Bie në pranga 40-vjeçari te Liqeni i Thatë
22 August 2026, 14:11 / AKTUALITET

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri dhe municion luftarak.
Kontrollet u kryen në zonën e Liqenit të Thatë, nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi me inicialet G. K., 40 vjeç, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.
Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128