
A do të mbyllet Tik Tok? Flet Rama: Presim nga kompania masa për sigurimin e fëmijëve

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se mbyllja e përkohshme e TikTok në Shqipëri nuk është censurë por është mbrojtje, ndërsa bëri të ditur se po diskutohet me kompaninë mbi vendosjen e masave për të siguruar fëmijët nga fenomenet negative.
Përmes një komunikimi të drejt për drejt në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj një komentuesi i cili e konsideron censurë mbylljen e TikTok në Shqipëri.
Kryeministri theksoi se “kjo nuk është censurë, por është mbrojtje”.
“Nuk është çmenduri, por është gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet. Ajo që ne po bëjmë nuk është se e kemi mbyllur njëherë e mirë, por po e mbyllim tani, ditë për ditë po ngushtohet, ndërkohë që me kompaninë TikTok po punojmë dhe po presim të na sjellë një plan me pikat që do të vendosi për të siguruar fëmijët”, tha Rama.
Plani i masave që kërkohet nga kompania TIkTok sipas tij, synon frenimin e bullizimit, futjen e gjuhës shqipe për të stimuluar me algoritëm programet e reja që ka për shkencën, matematikën etj.
“Mos e dëgjo bufin. Bufi për vete e ka le të rrotullohet nga të dojë në histori e ka vendosur veten në një piedestal me kallama, buf kënete. Mos dëgjo bufin, mos shko pas bufit se të ha, por kontribuo të thajmë kënetën”, shtoi Rama.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128