
Lulzim Basha marrëveshje lobimi në SHBA/ Jo për partinë, por për mbrojtjen e drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri!

Lideri i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me Sonoran Policy Group LLC, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pa paguar para. Ky dokument është regjistruar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), marrëveshje e dakortësuar më 19 shkurt.
Në këtë kontratë, Lulzim Basha ka firmosur nën statusin “individ” dhe jo si përfaqësues i një partie politike apo qeverie të huaj. Objektivat e kësaj marrëveshje parashikojnë “Rritja e ndërgjegjësimit për sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj për të siguruar sundimin e ligjit, një demokraci funksionale, dhe mbrojtjen e lirive themelore, vëmendje e veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe të organizuar krimi si dhe përmirësimi i konkurrencës dhe klimë së biznesit për të tërhequr investime nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri”.
Kjo nuk është hera e parë që ish-demokrati nënshkruan një marrëveshje lobimi me këtë kompani, rikujtojmë këtu vitet 2018-2020 ku Basha firmosi kontratë lobimi me Sonoran Policy Group LLC për të 3 vitet për një kosto totale prej 180 mijë dollarësh.
Tashmë u bë e ditur dhe arsyeja e udhëtimit të Bashës përtej oqeanit Atlantik drejt kontinentit të largët ku jo më larg se dje në media qarkulluan foto të tij, teksa ecte në rrugët e Washingtonit i pashqetësuar.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128