Masa sigurie për stafin e UBT-së, Rama: Nxitim nga GJKKO për të deklaruar 24 persona nën hetim!

26 Shkurt 2025, 09:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Masa sigurie për stafin e UBT-së, Rama: Nxitim nga GJKKO për

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS-së, ku i ftuar ishte për të folur edhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Rama tha se UBT ka bërë një kthesë historike, duke bashkëpunuar me një nga universitetet më të vjetra të botës.

Ai shtoi se 24 persona nën hetim janë shumë, duke shtuar se vetëm mund të mendohet se çfarë mendojnë partnerët austriakë të universitetit për kaq shumë masa sigurie. Por, Rama shtoi se nuk mbron askënd që ka abuzuar.

Edi Rama: "Shqetësimi i madh në këtë rast nuk lidhet me fajësinë ose pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në një kthesë historike dhe që ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me një nga universitetet më të vjetra të botës.

Çfarë do mendojnë partnerët austriakë kur të dëgjojnë këtë lajm? 24 njerëz nën hetim, numër i madh për një çështje, që s’ka asnjë lloj flagrance. Por ne nuk jemi për të mbrojtur askënd që ka abuzuar. 

Shoh një përpjekje për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luaj topi. Kjo qeveri, PS dhe unë jemi të vetmit garant të institucioneve të reja të drejtësisë.

Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë me rektorin kishte një sërë reagimesh, dy prej tyre i kam me vete. Njëri është i Afrim Krasniqit, një individ i shoqërisë civile i cili akuzon për shkelje ligjore dhe kushtetuese si deklarim dhe akt politik këtë takim.

Po jap përgjigje jo vetëm për zotin Afrim por të gjithë atyre që mendojnë njësor, sidomos nga radhët e shoqërisë civile dhe të pavarurve që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër ndërkohë që ajo që ne kërkojmë dhe për të cilën lufton është një drejtësi e pavarur dhe europiane.

Ne nuk kemi asnjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim. Rektori nuk u ftua të ngrinte flamurin e pafajësisë për 24 persona nën masë sigurie pa gjyq, as ne nuk kemi marrë përsipër të themi kush është apo jo o fajshëm.

Po të mos ishte kjo shumicë qeverisëse nuk do të kishim parë asnjë hetim VIP apo një forcë politike në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e saj të bëhen të gjithë eksperimentet kundër korrupsionit.

Eksperimente për të cilat kemi heshtur për 5 vite me radhë, edhe pse nuk do! E para është pavarësia. Nëse do të kishim folur siç po flasim sot do të kishim prishur më shumë punë se sa do të kishim ndrequr.

Por tani që reformën , SPAK dhe GJKO që i ngritëm ne dhe u dhamë hapësirë të bëjnë punën që kanë bërë, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit, kemi hyrë në fazën e dytë, që është drejtësi europiane, jo ruse!"

Po ndodh...