Broja merr sërish minuta tek Everton, luan për 73 minuta me skuadrën e të rinjve
Armando Broja mori pjesë në ndeshjen e ekipit U-21 të Evertonit kundër Watfordit të hënën.
Një analist, që ishte në ndeshje, ndau performancën e Brojës, e cila ishte siç pritej.
“Luajti 45 minuta. Dukej i mprehtë fillimisht, por pa shumë shpejtësi. Qartësisht, ishte vetëm një ushtrim për të filluar rikthimin në formën e plotë fizike.”
Trajneri Sean Dyche dha një përditësim në konferencën për shtypin më herët sot. Ai tha se Broja mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Manchester United, të dielën, nëse nuk do të ketë probleme.
Broja luajti edhe pasiten e kësaj të premteje në radhët e Evertonit U-21 në humbjen 4-2 kundër Nottingham Forest.
Shumë sy ishin drejtuar tek Armando Broja, pasi klubi transmetoi ndeshjen.
23-vjeçari luajti 73 minuta dhe dukej mjaft i gjallë, duke krijuar mundësi për shokët e tij të ekipit, duke vrapuar pas topave të gjatë dhe duke shpërthyer mbi mbrojtësit e Forest në disa raste.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128