
Feyenoord-Inter/ Lautaro Martinez dyfishon shifrat, Zielinski humbet 11-metërsh

Inter e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Feyenoord në Rotterdam, duke shënuar golin e dytë. Në minutën e 50-të zikaltrit dyfishojnë rezultatin me Lautaro Martinez.
Një aksion i shpejtë i zikaltërve, Zielinski tenton të shënojë vetë në rastin e parë, por topi kthehet mbrapsht nga lojtari kundërshtar, polaku asiston për Lautaro Martinez, argjentinasi dërgon topin në rrjetë. SHIKO GOLAT
Ndërkohë në minutën e 65-të Interi pati mundësinë të trefishonte rezultatin, por Piotr Zielinski gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Kujtojmë që goli i parë për zikaltrit erdhi në minutën e 37-të, Barella asistoi bukur për Thurram, francezi shënoi me lehtësi. Po ashtu duhet përmendur që Kristjan Asllani e ka nisur titullar këtë takim dhe deri tani ka bërë një paraqitje shumë të mirë.
Interi po shkon drejt fitores së sigurt dhe do të kërkojë të mbyllë llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e sotme.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128