
I shumë kërkuar në Turqi, Rey Manaj vendos të ardhmen

Nuk po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë, kjo e kushtëzuar nga disa dëmtime, por Rey Manaj mbetet një nga sulmuesin më të vlerësuar në Turqi. Emri i “bomberit” kuqezi mbetet fiks në tregun e transferimeve dhe sipas të gjithë gjasave ku pritet të jetë sezoni i tij i fundit me ekipin e Sivasspor, pavarësisht se në janar rinovoi kontratën e tij aktuale deri në 2026.
Mediat në Turqi shkruajnë se Manaj po ndiqet nga disa prej klubeve më të mëdha në Turqi, por vetë sulmuesi shqiptar me sa duket ka zgjedhur të vijojë karrierën tek ekipi i Trabzonspor.
Manaj ka dhënë pëlqimin për një transferim të tillë, ndërsa pritet që të arrihet edhe një akord me ekipin e Sivasspor, për të vënë në jetë një lëvizje të tillë. Manaj ka realizuar 8 gola këtë sezon, ndërsa pritet të zbres si titullar edhe në Wembley, me trajnerin Sylvinho që beson shumë tek aftësitë e tij.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128