Mungesa në mbrojtje dhe dilema në sulm, si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Anglisë

21 Mars 2025, 16:14 / SPORT ALFA PRESS

Mungesa në mbrojtje dhe dilema në sulm, si pritet të rreshtohet
Një skuadër e përgjysmuar në mbrojtje. Në këtë mënyrë Shqipëria pritet të prezantohet në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit2026 përballë Anglisë.

Pas mungesave të Mitajt dhe Hysajt, reparti difensiv humb edhe shërbimet e Ardian Ismajlit. 28-vjeçari punoi i diferencuar dhe ishte nënkujdesin e stafit mjekësor, duke shkaktuar shqetësim. Frika u konkretizuar me diagnozën, sipas të cilës Ismajli e ka të pamundur të luajë në “Wembley”.

Edhe me Kumbullën që ka punuar veçmas grupit dhe është nëdyshim, trajnerit Sylvinho i duhet të improvizojë në mbrojtje, ku përkrah Gjimshitit në qendër pritet të luajë Ajeti. Balliu do të marrin vendin e tij në të djathtë, ndërsa Aliji nga e majta.

Në mesfushë, në krah të Asllanit pritet të aktivizohet Laçi,edhe sepse Ramadani nuk ka luajtur së fundmi te skuadra e tij. Kjo lëvizje do të rikthente Bajramin në regji, me Asanin nga e djathta dhe aktivizimin e Muçit nga e majta. Në qendër të sulmit, Uzuni duket i favorizuar në balotazhin me Rey Manaj, teksa Armando Broja shihet si alternativë nga stoli.

Mungesa në mbrojtje dhe dilema në sulm, si pritet të rreshtohet

Edhe pse gjithçka rreth rreshtimit në fushë të kuqezinjve mbetet hipotetike, grupi i cunguar dhe alternativat e pakta, duket se i bëjnë të detyrueshme zgjedhjet e Sylvinho-s për debutimin kundër Anglisë.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128