Thirrjet “Rama dhe Berisha në burg” në protestë/ Kreu i PD-së: Më motivojnë në betejën kundër tyre

22 August 2026, 13:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Thirrjet “Berisha ik” në protestë/ Kreu i PD-së:

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar protestuesit që thërrasin "Rama dhe Berisha në burg" në protestë. Sipas tij, janë thirrje të disa mjeranëve që e motivojnë në betejën kundër tyre. Pavarësisht kësaj, Berisha theksoi se PD do të vazhdojë ta mbështesë protestën.

“Këtyre mjeranëve u them se thirrjet e tyre më motivojnë më shumë në betejën kundër tyre. I garantoj se nuk do të ndërpritet kjo betejë deri në largimin e tyre nga pushteti. Asgjë nuk e ndryshon mbështetjen time ndaj protestës. Nga data 3 qershor protesta është mbështetur fuqimisht nga PD-ja.

Asgjë nuk mund të na pengojë ne të bashkëpunojmë me cilindo që kërkon largimin e Ramës nga pushteti.

Sa kohë që protesta ka karakterin qytetar unë nuk do të dal. Kjo do të kuptohej si një përpjekje për partizimin e protestës”, tha Berisha.





Po ndodh...