Vrasja e turistit portugez, Policia “zbarkon” në Tiranë dhe Kukës për të vënë në pranga Gjanën dhe Bulicën
Policia e Shtetit po zhvillon këtë të enjte një operacion të gjerë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Ksamil, ku një turist portugez u vra me thikë.
Sipas burimeve për mediat raportohet se forcat e policisë po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës dhe në disa zona të Tiranës, me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Policia dyshon se në zonën e Vorës mund të fshihet David Gjana alias Heurteven, ndërsa një tjetër person i kërkuar është Bekim Bulica, pronar i “Principotes”. Ndërkohë, autoritetet dyshojnë se personat e shpallur në kërkim mund të jenë larguar nga Shqipëria dhe të kenë kaluar në territorin e Kosovës.
Kujtojmë se Sokrat Vata dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup portugezin Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç. Pasi goditi me thikë të riun, blutë bëjnë me dije se njëkohësisht shtetasi David Heurtevent, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Për rrjedhojë bëhet me dije se dyshja Sokrat Vata dhe David Heurtevent, akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128