Aksident i tmerrshëm në Kosovë/ Vdes 19-vjeçarja, pranga drejtuesit të dehur dhe motoçiklistit pa patentë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën kryesore të pikës kufitare Strumicë – Novo Sellë, në afërsi të fshatit Tërnovë, ku si pasojë e përplasjes mes një makine tip "Seat Leon" dhe një motoçiklete pa targa ka humbur jetën në vendngjarje një 19-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme, viktima K.J., e cila ishte pasagjere në motoçikletë, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda, vdekja e së cilës u konfirmua nga ekipi i Ndihmës Mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës, 19-vjeçari A.D. nga fshati Ilovicë, pësoi lëndime trupore dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Pas kryerjes së alkotestit nga autoritetet policore në vendngjarje, u konstatua se drejtuesi i makinës "Seat" ishte nën ndikimin e rëndë të alkoolit, duke regjistruar plot 1,75 promil alkool në gjak, arsye për të cilën ai u privua menjëherë nga liria.
Nga hetimet e kryera nga prokurori publik dhe grupi i inspektimeve të Policisë Shtetërore të Strumicës u zbulua gjithashtu se drejtuesi i motoçikletës, A.D., e drejtonte mjetin pa targa regjistrimi, pa qenë i regjistruar dhe para se të kishte fituar të drejtën ligjore për të drejtuar automjet motorik, ndërsa vetë ai u arrestua pas trajtimit mjekësor.
Po ndodh...
ide
Signs of an Invisible Change: The Cracks That Are Transforming Albania
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128