"Edhe Fidel Ylli, mik i vajzës patjetër”/ Rama me batuta në festivalin e Selenicës, thumbon ish-presidentin Topi, nuk kursen as Sadushin: Veshje jo tipike për dikë që ka kaluar Vetingun
Në festivalin “Vajza Fest”, që po zhvillohet sot në fshatin Vajzë të Selenicës, është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në event morën pjesë gjithashtu kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ish-Presidenti Bamir Topi, si dhe personalitete të tjera nga politika dhe jeta publike.
Në fjalën e mbajtur në edicionin e katërt të festivalit, kryeministri Rama nuk i kurseu batutat dhe humorin me të pranishmit.
Rama falënderoi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për ftesën, duke thënë se këtë herë kishte vendosur ta pranonte atë, pasi katër vite nga krijimi i festivalit ishin të mjaftueshme për të dëshmuar se ideja funksionon.
“Në radhë të parë dua të falënderoj Sokolin, i cili më dërgoi ftesën dhe këtë herë nuk refuzova, duke qenë se tanimë siç e tha edhe gjykatësja e cila kur jep gjykimin e ka të formës së prerë, 4 vjet janë mjaft për të pasur besim që ideja funksionon. Kështu që besoj se është radha e duhur për të ardhur dhe për të dëshmuar bashkë me të tjetrën, suksesin e një ideje të lindur 4 vjet më parë. Dua të përshëndes Presidentin Topi, bashkë me prefektin e Tiranës që s’e kuptova pse është këtu, por mik i vajzës me siguri. Dua të përshëndes edhe kryetarin e KOKSH Fidel Ylli, edhe ky mik i vajzës patjetër. Dua të përshëndes kryetarin e bashkisë Nertilin, dhe dua ta falënderoj për vajtjen e detit në maj të malit me ujin e kripur bashkë, dua të përshëndes dhe ministrin e Pushtetin Vendor që është i pranishëm për të parë si funksionon bashkia Selenicë. Faleminderit edhe gjykatëse që ishte impresionuese nga fillimi, me një veshje jo tipike për një person që ka kaluar Vetingun”, tha Edi Rama.

Po ndodh...
ide
Signs of an Invisible Change: The Cracks That Are Transforming Albania
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128