Dita e 76-të e protestës, sot marshon edhe diaspora: Rama n’burg, Berisha n'burg

2026-08-14 19:45:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Dita e 76-të e protestës, sot marshon edhe diaspora: Rama

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon këtë të premte në Tiranë, duke shënuar ditën e 76-të të mobilizimit.

Një pjesë e qytetarëve janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Risia e protestës së sotme është pjesëmarrja e shqiptarëve të diasporës. Në këto momente, nga ish-Stacioni i Trenit, në fillim të bulevardit “Zogu i Parë”, ku ka nisur marshimi i tyre drejt qendrës së Tiranës, për t’iu bashkuar protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshimit të diasporës dhe protestës përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një mobilizim të përbashkët të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shprehen të vendosur për të vijuar protestat.

Po ndodh...