
Mbështetëse e madhe e SPAK/ Collen Hyland emërohet Zv/Ndihmës Sekretare Shteti për Ballkanin Perëndimor!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zëvendësojnë Alexandru Sashi Kasanof, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, me Colleen Hyland, e cila është drejtoreshë aktuale e Zyrës për Evropën Jugperëndimore, raporton Al jazeera Balkans.
Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul dhe Prishtinë.
Ajo flet gjuhën shqipe dhe ka shumë ekeperiencë në luftën kundër korrupsionit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës në 2024 ajo theksoi se “Shqipëria dëshiron të tërheqë investime të huaja dhe për të arritur këtë, duhet të ndryshojë sjellje dhe qëndrimin, duhet ta trajtojë këtë problem”. Zonja Hyland i bëri këto komente në konferencën e tretë rajonale “Balkanomics” kushtuar rritjes ekonomike
“Shqipëria ka bërë një përparim të shkëlqyer falë edhe SPAK-ut, që është një organizatë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Sondazhet tregojnë se SPAK-u ka fituar respektin e qytetarëve të vendit, sepse ajo ndihmon vendin që të trajtojë çështjet e korrupsionit”, tha zonja Hyland.
SPAK-u, sipas saj, duhet ruajtur dhe forcuar në mënyrë që të dërgohet një sinjal shumë i fortë tek investuesit e huaj dhe tek shqiptarët që të investojnë në vendin e tyre, ndërsa SHBA-të janë të gatshme ta ndihmojnë më tej Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.
“Në këtë punë të vështirë, korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll. Ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standartet e BE-së, dhe për këto duhet fokus dhe vendosmëri”, tha zonja Hyland.
Ajo theksoi se Shqipëria duhet të punojë fort që të arrijë standardet për t’u bashkuar me BE-në, dhe nga ana e SHBA-së çdo mbështetje shkon në drejtim të këtij integrimi, ashtu si edhe për vendet e tjera të rajonit. “SHBA-të e shohin të ardhmen e këtij rajoni askund tjetër veçse që të anëtarësohet në BE”, shtoi zonja Hyland.
Vendet e Ballkanit perëndimor, sipas saj, duhet së pari të afrohen ekonomikisht mes tyre para se të afrohen me tregun e përbashkët europian. “Vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të shtypeshin, nëse do të përpiqeshin të hynin të vetme në këtë treg të përbashkët, dhe do ta kishin shumë të vështirë që të konkurronin. Ndaj duhen përgatije përmes CEFTA-s, Procesit të Berlinit dhe përmes programeve të ndryshme nga mund të përfitohet shumë”, tha zonja Hyland.
-
-
Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit Sodiq Atanda
14 Mars, 20:11

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas


Political theater with the SP and DP lists

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128