
Donald Trump zemërohet me Putin, kërcënon Rusinë: Do të vendos tarifa për gjithë naftën dhe...

Presidenti Donald Trump thotë se është “i zemëruar” me presidentin rus Vladimir Putin.
Duke folur në një intervistë telefonike për NBC News të shtunën, ai kërcënoi se mund të vendosë tarifa shtesë për naftën ruse nëse Putin nuk bashkëpunon në negociatat që po zhvillohen për të mbyllur luftën e tij në Ukrainë.
“Isha shumë i zemëruar kur Putin filloi të merrej me besueshmërinë e Zelensky, sepse kjo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në intervistë.
Presidenti i SHBA-ve paralajmëroi se dështimi për të arritur një marrëveshje mund të rezultojë në tarifa të reja ndëshkueseë.
“Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë një marrëveshje për të ndaluar masakrat në Ukrainë, dhe nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, që ndoshta nuk është, por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa për naftën, për gjithë naftën që del nga Rusia,” tha ai.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëhu Shqipërinë
ideas



top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128