Fluks i lartë në kufi/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë
Fluks i shtuar i lëvizjeve është regjistruar këtë fundjavë në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit, kryesisht për shkak të emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore. Autoritetet kufitare po punojnë me kapacitete të shtuara dhe sportele të përforcuara për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve dhe për të shmangur pritjet e gjata.
Në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar 8,630 hyrje dhe 3,769 dalje, ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 6,174 shtetas dhe kanë dalë 5,070 të tjerë.
Në total, vetëm përmes këtyre dy pikave kufitare janë regjistruar 14,804 hyrje dhe 8,839 dalje, ose 23,643 lëvizje në të dy drejtimet.
Fluksi më i lartë në hyrje lidhet me kulmin e sezonit veror dhe ardhjen e emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, ndërsa autoritetet kufitare vijojnë punën me kapacitete të shtuara për të menaxhuar lëvizjet dhe për të reduktuar kohën e pritjes për qytetarët.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128