Himarë, shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski/ Policia i bllokon mjetin dhe e gjobit me 300 mijë lekë

2026-08-09 11:36:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Himarë, shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski/ Policia i bllokon

Një mjet lundrues Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare në plazhin e Bunecit, në Himarë, pasi kishte hyrë në perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte pushuesit.
Ngjarja u konstatua pas raportimeve të qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan ndërhyrjen në zonën e plazhit të Bunecit.

Gjatë verifikimeve, efektivët konstatuan Jet Ski-n dhe bënë bllokimin e mjetit lundrues. Drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet A. Gj., u ndëshkua me gjobë administrative prej 300 mijë lekësh të rinj, për shkeljen e perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.

Njoftimi i Policisë:

 

Himarë/Shkeli perimetrin e sigurisë, me mjet lundrues Jet Ski, pas raportimit nga pushuesit, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon drejtuesin, me masë administrative 300 000 lekë të rinj.

Menjëherë pas raportimit nga pushuesit, në adresën e Policisë e Shtetit, për një mjet lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Bunecit dhe po rrezikonte jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u konstatua mjeti lundrues Jet Ski, i cili u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Gj., u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave që cenon sigurinë publike, në numrin pa pagesë 112. Reagimi i menjëhershëm dhe bashkëpunimi me qytetarët mbeten kyç për parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik.

 

Po ndodh...