Pas deklaratës së Zelenskyt për njohjen e Kosovës, Prishtina heq flamurin e Ukrainës

Komuna e Prishtinës ka larguar nga qendra e kryeqytetit flamurin me mbishkrimin “Free Ukraine”, pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se vendimi vjen si përgjigje ndaj qëndrimit të shprehur nga presidenti ukrainas gjatë vizitës së tij në Beograd.
“Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti, Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, deklaroi Rama.

Flamuri ukrainas ishte vendosur në qendër të Prishtinës pas nisjes së luftës në Ukrainë, si shenjë solidariteti me popullin ukrainas.
Rama theksoi se Kosova ka qenë gjithmonë në krah të popujve që përballen me luftë dhe dhunë, por sipas tij, solidariteti nuk mund të jetë i njëanshëm.
“E dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, tha kryetari i Prishtinës.
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Beograd, Zelensky deklaroi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se qëndrimi i Kievit nuk ka ndryshuar. Ai gjithashtu shprehu respekt për integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.
Deklarata shkaktoi reagim në Prishtinë, ndërsa vendimi për heqjen e flamurit ukrainas shënon një përshkallëzim simbolik të tensioneve mes Kosovës dhe Ukrainës.
Pavarësisht mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina, Prishtina i është bashkuar sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, ndërsa ka ofruar mbështetje edhe për gazetarët ukrainas të larguar nga vendi për shkak të luftës.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128