Rrëzohet helikopteri me turistë në Brazil, asnjë i mbijetuar, u gjetën të djegur

2026-08-09 15:40:00 / BOTA ALFA PRESS
Rrëzohet helikopteri me turistë në Brazil, asnjë i

Një helikopter u rrëzua në Rio de Janeiro, Brazil, duke vrarë të katër personat në bord.

Raportohet se të vdekurit përfshijnë pilotin dhe tre turistë kolumbianë – një grua 59-vjeçare, vajzën e saj 37-vjeçare dhe mbesën e saj 17-vjeçare.

Helikopteri u rrëzua në rrethana të paqarta në Parkun Kombëtar Tijuca, në një shpat mali me bimësi të dendur. Autoritetet thanë se katër personat në bord u gjetën “të djegur”.

Ndryshe, Në qershor, gjashtë persona vdiqën në një përplasje midis dy helikopterëve në Rio de Janeiro, përfshirë këngëtarin amerikan Oliver Tree dhe YouTuberin argjentinas Gaspar Prim.

Kryetari i Bashkisë së Rios, Eduardo Cavaliere, theksoi se i ka kërkuar Agjencisë Braziliane të Aviacionit Civil të marrë masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e fluturimeve me helikopterë, numri i të cilave po rritet në këtë destinacion të njohur turistik.

Po ndodh...