Schalke rikthehet në Bundesligë, tifozët thyejnë rekordin: 40 mijë fanella në vetëm 3 orë

Pas tre vitesh mungesë, Schalke 04 është rikthyer në Bundesligë dhe entuziazmi në Gelsenkirchen është në nivele të larta. Sezoni i ri ende nuk ka nisur, por tifozët e “Minatorëve” kanë dhënë një tjetër provë të lidhjes së tyre me klubin.
Në eventin zyrtar të hapjes së sezonit, më shumë se 100 mijë tifozë dolën në rrugët e Gelsenkirchenit. Rikthimi në elitën e futbollit gjerman ka rritur ndjeshëm interesin për klubin, ndërsa atmosfera është ndezur edhe më shumë nga përgatitjet për sezonin e ri.
Interesi ishte i madh edhe për biletat e ndeshjeve të para në shtëpi. Me nisjen e shitjeve, tifozët u rreshtuan për ditë me radhë pranë selisë së klubit.
Por rekordi erdhi me prezantimin e fanellës së re të transfertës.
Radha për të blerë fanellën u shtri në qindra metra, ndërsa kërkesa tejkaloi pritshmëritë e klubit. Sipas të përditshmes gjermane “WAZ”, Schalke shiti 40 mijë fanella në rreth tre orë.
Shifra përbën një rekord për klubin, pasi asnjëherë më parë nuk ishin shitur kaq shumë fanella brenda një dite.
Kërkesa ishte aq e madhe sa dyqani zyrtar i Schalke mbeti pa stok. Tifozët që nuk arritën të siguronin fanellën e re duhet të presin furnizimin e radhës.
Pas tre vitesh larg Bundesligës, Schalke po e nis rikthimin në elitë me një tregues të qartë të mbështetjes së tifozëve: stadiumi, rrugët e qytetit dhe tani edhe dyqani zyrtar po mbushen sërish me ngjyrat e klubit.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128