Babi, menaxheri dhe mburoja e një legjende/ Udhëtimi i guximshëm i Jorge Messit që ndryshoi historinë e futbollit
Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 68-vjeçare të Jorge Messit. Ndonëse emri i tij lidhet përjetësisht me atë të djalit të tij, Lionel Messit, historia e Jorge-s është një rrëfim prekës sakrifice, guximi dhe besimi të palëkundur te një ëndërr që dukej e pamundur.
Përpara se të bëhej njeriu pas kontratave milionere dhe tavolinave të negociatave me klubet më të fuqishme në glob, Jorge lindi në vitin 1958 në Rosario të Argjentinës, brenda një familjeje modeste pune. Jeta e tij rrjedhute e qetë mes sektorit industrial dhe punës si mbikëqyrës në një fabrikë, ndërkohë që bashkë me bashkëshorten e jo pak sfidave, Celia Cuccitini, po rritnin katër fëmijët e tyre: Rodrigo, Matias, Lionel dhe Maria Sol.
Fati i familjes ndryshoi kur talenti i vogëlushit Lionel filloi të shfaqej në fushat e klubit lokal "Grandoli", ku Jorge e stërviste vetë. Megjithatë, një pengesë e madhe shëndetësore rrezikoi gjithçka: diagnoza me mungesën e hormonit të rritjes dhe kostot e papërballueshme të mjekimit. Pikërisht atëherë, në vitin 2000, Jorge mori vendimin më të rëndësishëm të jetës. Pa asnjë garanci dhe pa e ditur se çfarë e priste, ai mori 13-vjeçarin për dore dhe u nis drejt Katalonjës, duke vënë gjithçka në rrezik për të ardhmen e të birit.
Barcelona u magjeps nga aftësitë e djaloshit argjentinas, por zvarritja e procedurave për firmosjen e kontratës e humbi durimin e babait. I vendosur për të mos lejuar që djali t'i ikte nga duart, Jorge lëshoi një ultimatum se do të kthehej në Argjentinë. Ky presion solli një nga momentet më mitike në historinë e sportit: më 14 dhjetor 2000, në një klub tenisi, drejtuesi i atëhershëm i Barçës, Carles Rexach, shkroi angazhimin e klubit mbi një pecetë letre, duke vulosur fatin e yllit të ardhshëm.
Me kalimin e viteve, kur Lionel u shndërrua në një fenomen global, Jorge refuzoi t'ia dorëzonte fatet e djalit agjentëve të mëdhenj. Ai u bë menaxheri, mburoja dhe këshilltari i tij më i besuar. Ai ishte në ballë të çdo stuhie: te përplasjet dhe kriza e largimit nga Barça në vitin 2020, te transferimi historik te PSG një vit më vonë, e deri te takimet me Joan Laporta në vitin 2023, para se të vendosnin për transferimin në Amerikë te Inter Miami.
Në qershor të vitit 2026, probleme shëndetësore u shfaqën për të, duke u mbyllur përfundimisht një rrugëtim i jashtëzakonshëm jete. Jorge Messi u nda nga jeta në qytetin e tij të lindjes, në Rosario, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë. Ai ishte babai që besoi te një fëmijë i vogël kur askush tjetër nuk guxonte, njeriu që kaloi oqeanin me një copë letër në xhep dhe njeriu i vetëm që pati fatin të shihte nga afër djalin e tij duke pushtuar çdo majë të futbollit botëror.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128