On the Deep Nature of the Albanian Protest of 2026
By Sidi Hasanaj
Every revolt that leaves its mark on history can be read on two levels. The first level is that of the immediate cause: A law, a project, an act of injustice that lights the fuse. The second level is the structural one: What had been happening for years within society that made that fuse strong enough.
The Albanian protest of 2026 has its own concrete cause: Zvërnec, "Albanian Files" and the numerous constructions in protected areas, Rama and Berisha as masters of politics for 35 years...
But it also has its own deep structure, and this structure is much more interesting, much more important, and much more frightening for the system than the cause itself that ignited the protest.
The fundamental mistake of analysts or politicians of the SP and DP is in the reading they make of the protest. The explanation they promoted in the media was simple, superficial and wrong:
'' The poor rose up against the rich; protest over corruption; protest against the arrogance of a government that has not properly explained its projects in Zvërnec and elsewhere, '' according to the analysis of the SP-PD establishment.
This is an old cliché analysis, comfortable for Rama's and Berisha's ears, and at the same time completely inadequate.
If we were to read the Albanian protests through the classical Marxist framework placed on the lens of Arlind Qori (as Rama and Berisha initially thought and hoped was the main organizer), i.e. the proletariat against the bourgeoisie, we would have completely missed the essence of the social reaction that is taking place. Because those who took to the streets were not primarily the deeply poor, the marginalized, those with nothing to lose.
They are something else entirely: The victims of theft protest against the thieves.
That's why the protest has so many middle-class people and freelancers. So the distinction is philosophically essential.
The profile of the Albanian protester: Young, educated, professional or aspiring professional, capable of entrepreneurship, with creative energy and a willingness to work and ...blocked.
Blocked not by a lack of talent, but by a lack of space. The economic, territorial, legal space is occupied.
People are tired of their suffering, as the oligarchy and the establishment parade them every day with open displays of money. They are also tired of continuing to "protest" only by packing their bags and emigrating. That protest is a form of suffering, but not a solution. This does not mean that every protester belongs to this profile. No major movement is homogeneous. But this group constitutes the sociological axis, which gives the protest its character.
" Albania is not for sale ." What's Behind This Slogan?
Kur dikush dëgjon "Shqipëria nuk është për shitje", reagimi i parë, njesoj si dhe reagimi i Ramës dhe i Berishës është: "Po flasim për kapitalizëm, jo për marksistë antikapitalist. Investimet e huaja janë zhvillim. Çfarë keni kundër zhvillimit" ?
Ky reagim tregon një keqkuptim të thellë, të cilin krijesa politike të formuara nga vetë komunizmi , siç janë Rama e Berisha e kanë të vështirë ta kuptojnë.
Protestuesit nuk janë kundër kapitalizmit. Nuk janë kundër investimeve. Nuk janë kundër arkitekturës ndërkombëtare, turizmit apo zhvillimit ekonomik. Janë kundër diçkaje shumë më specifike: Kundër modelit ku asetet publike si toka, bregdeti, lumenjtë, pasuritë natyrore , transferohen te oligarkia private, duke i bllokuar të gjithë të tjerëve mundësinë e sipërmarrjes mbi to.
Janë të lodhur e të rraskapitur duke parë si paratë e trafikut të drogës, eurot e kokainës që vijnë nga Kolumbia hyjnë në ekonominë shqiptare, shtrembërojnë garën e ndershme, blejnë çdo tokë prestigjoze dhe uzurpojnë ekonominë.
Po rinia shqiptare?
Ajo lëngon. I ofrohen vetëm vende pune te bizneset e ekonomisë oligarkike apo kriminale, dhe këtij fenomeni i ka ardhur ngopja.
Formulimi filozofik i saktë i kërkesës së protestuesve nuk është "mos investoni", por është "lënani hapësirë edhe neve të investojmë, të ndërtojmë, të bëjmë biznes mbi pasuritë e vendit tonë".
Është kërkesë për demokraci ekonomike , jo shpërndarje pasurish, por shpërndarje mundësish dhe aksesi. Ky dallim e bën protestën shqiptare ideologjikisht të sofistikuar dhe unike ne boten aktuale. Edhe kur vetë protestuesit nuk e artikulojnë kështu, ata e shprehin nga brendësia e shpirtit, jo nga teoritë ekonomike. Sepse intuita e tyre është e saktë.
Teoria e Rentës dhe Kapja e Shtetit:
Shqipëria e Ramës ka ndërtuar një sistem ku ata në pozicionet e favorizuara ne hierarkinë shoqërore përcaktojnë vetë rregullat dhe rregullat i favorizojnë vazhdimisht ata, jo të tjerët. Ligjet ndryshojnë për të lejuar ndërtimin në zona të mbrojtura, por vetëm për disa. Kontratat publike shkojnë gjithmonë tek të njëjtët. Lejet e ndërtimit aprovohen, por vetëm me lidhjet e duhura.
Kjo nuk është ekonomi tregu. Kjo është ekonomi rente, një sistem ku pasuria krijohet jo nga puna e inovacioni, por nga aksesi i privilegjuar tek burimet publike.
Ekonomistë si Anne Krueger dhe Gordon Tullock e quajtën këtë fenomen "rent-seeking" dhe e konsideruan një nga format më shkatërruese të organizimit ekonomik, sepse shpërblen manipulimin politik dhe dënon sipërmarrjen e vërtetë. Protestuesi shqiptar e di këtë instinktivisht, edhe pa e lexuar teorinë e rentës. E di sepse e jeton. Punon, krijon, mundohet dhe sheh se frytet e punës së tij nuk janë proporcionale me mundin, sepse sistemi anulon meritokracinë dhe shpërblen klientelizmin.
Kjo shpjegon, edhe pse ekonomia e rentës është më e rrezikshme se korrupsioni klasik. Korrupsioni është simptomë; ekonomia e rentës ndryshon vetë logjikën e tregut. Në një treg normal kapitalist, sipërmarrësi investon për të krijuar vlerë. Në një ekonomi rente, investimi më fitimprurës nuk është fabrika, teknologjia apo inovacioni, por blerja e ndikimit politik. Kjo ndryshon sjelljen e gjithë shoqërisë: Kapitali fillon të kërkojë ministrin, jo konsumatorin; fitimi nuk vjen më nga konkurrenca, por nga privilegji.
Daron Acemoglu dhe James Robinson, në librin e tyre Why Nations Fail, arrijnë në një konkluzion të përafërt nga një kënd tjetër: Kombet nuk bëhen të varfra sepse u mungojnë burimet, por sepse institucionet e tyre ndërtohen për të nxjerrë pasuri nga shumica drejt një pakice.
Kjo është pikërisht arkitektura e përshkruar më sipër për rastin shqiptar. Prandaj protestuesi nuk kërkon subvencion e as lëmoshë. Kërkon që institucioni të mos jetë ekstraktiv. Problemi nuk është vetëm "na vodhën tokën". Problemi është se u krijua një sistem ku çdo mundësi ekonomike, filtrohet përmes pushtetit politik.
Natyrisht, asnjë shtet nuk është plotësisht ekstraktiv apo plotësisht gjithëpërfshirës. Institucionet reale përmbajnë elementë të të dy modeleve. Pyetja është se në cilin drejtim anon trajektorja e tyre?
Por përtej Lirisë Ekonomike, ka edhe një shtresë më të thellë: Dinjiteti!
Njeriu nuk kërkon vetëm mirëqenie! Kërkon njohje dhe vlerësim!
Kërkon të ndihet se puna, talenti dhe përpjekja e tij kanë vlerë.
Kur një sistem i thotë vazhdimisht "mund të jesh më i aftë, por pa lidhje nuk ecën", ai nuk prodhon vetëm varfëri. Prodhon poshtërim. Dhe historia tregon se njerëzit shpesh revoltohen më shumë kundër poshtërimit, sesa kundër vetë varfërisë.
Ka edhe një dallim tjetër që duhet thënë qartë: Dallimi mes pronës private dhe kapjes private të së përbashkëtës.
Dikush mund ta akuzojë këtë analizë si antikapitaliste. Në të vërtetë, e kundërta është e saktë. Kapitalizmi kërkon pronë private, por nuk kërkon që shteti t'u japë disa aktorëve akses ekskluziv mbi burime publike. Ky pastaj nuk është treg i lirë, është privilegj politik.
Prandaj protesta nuk është kundër pronës private. Është kundër privatizimit të privilegjit, dallim që shpesh humbet në debatin publik, por që është filozofikisht vendimtar.
Pierre Bourdieu, sociologu francez, zhvilloi teorinë e kapitalit ... jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor e social. Kapitali social është rrjeti i marrëdhënieve, lidhjeve dhe besimit reciprok që mundëson aksesin në mundësi. Në shoqëritë e shëndetshme, kapitali social është i shpërndarë gjerësisht. Në shoqëritë e sëmura, koncentrohet.
Shqipëria ka ndërtuar një formë ekstreme të koncentrimit të kapitalit social. Jo vetëm pasuritë ekonomike, por edhe vetë rrjetet e mundësisë janë të zaptuara nga pak familje e klane oligarkësh te lidhura me Edi Ramen dhe Sali Berishën.
Të hapësh një biznes në sektore të begatë kërkon lidhje. Të marrësh një kontratë publike kërkon patronazh. Të ndërtosh në zonë bregdetare, kërkon miqësi me pushtetin. Rezultati është izolimi i plotë i shumicës nga sistemi i mundësive. Individi i talentuar, energjik, krijues por pa lidhje është i dënuar të punojë si skllav i brendshëm, ose të emigrojë.
Ky emigrim nuk është thjesht ekonomik: Është ikje nga shteti i zaptuar drejt vendeve te tjera perendimore, ku kapitali social është më i shpërndarë.
Protesta e Flamingove është, ndër të tjera, protesta e atyre që vendosën të mos emigrojnë dhe po kërkojnë një arsye për të mbetur. Shoqëritë nuk shpërthejnë kur bëhen të varfra. Shpërthejnë kur kuptojnë se rruga për të dalë nga varfëria është mbyllur.
Kjo lidhet me atë që sociologjia e quan privim relativ, (relative deprivation): Njerëzit nuk revoltohen thjesht sepse vuajnë, por revoltohen kur binden se sistemi nuk i lejon më të përparojnë, sado meritë të kenë.
Është pikërisht ky mekanizëm, jo varfëria vetë, por bindja se rruga përpara është mbyllur që lidh të gjitha fijet e këtij shkrimi.
Ekziston edhe një dimension tjetër i protestës, po aq i rëndësishëm, por me natyrë krejt tjetër. Dimensioni i parë ishte i klasës së mesme aspirante, viktimave ekonomike të sistemit. Dimensioni i dytë është i atyre që sociologjia i quan "të margjinalizuarit strukturorë".
Çdo shoqëri prodhon njerëz që sistemi i hedh në periferi. Jo vetëm ekonomikisht, por edhe simbolikisht. Janë ata që ndihen të padukshëm, pa zë, pa vlerë. Jetojnë në skajet e qytetit, fizikisht dhe metaforikisht. Shohin nga dritaret e tyre paradën e suksesit të oligarkisë, makinat e shtrenjta, ndërtesat e larta, fotografitë e Instagramit dhe ndjejnë njëkohësisht neveri e dëshpërim.
Ky lloj margjinalizimi prodhon dy efekte psikologjike, mirë të njohura në literaturën shoqërore. I pari është humbja e lidhjes me normat e vlerat sociale, ndjesia se rregullat e shoqërisë nuk vlejnë për ty, se ti ekziston jashtë sistemit dhe sistemi jashtë teje.
I dyti ''ressentiment-i'' sipas Nietzsches: Zilia dhe zemërimi i shtypur ndaj atyre që kanë, të kombinuara me paaftësinë reale ose të perceptuar për të vepruar.
Ressentiment nuk është urrejtje e hapur; është urrejtje e fshehur, e kalbur, që me kohën deformon vetë të margjinalizuarin.
Protesta i ka përmbysur këto dy procese negative. I ka dhënë protagonizëm atij që ishte i padukshëm. Projektori i vëmendjes publike, për herë të parë në jetën e shumë njerëzve, u drejtua nga ata, jo si objekte mëshire, por si subjekte historike: Njerëz që vendosin, që veprojnë, që ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Ky protagonizëm nuk është dekor, është transformues.
Hannah Arendt thotë se veprimi politik kolektiv , praxis , është forma më e lartë e ekzistencës njerëzore, mënyra përmes së cilës njeriu shfaq unicitetin e vet dhe bën hyrjen e tij në hapësirën publike.
The protest has given the marginalized Albanian exactly this: His dramatic and undeniable entry into history.
I share why this movement and revolt is Irreversible?
There is a practical and urgent question: What happens to the marginalized after the protest is over? Does he return to the ghettos of Tirana, to its darkness, to the same anomie and the same ressentiment? Physically, perhaps. But psychologically and historically, no. Because something irreversible has happened: He has seen himself as a protagonist. He has seen that his voice moves people, that his presence matters, that he can influence the course of history.
This is the very formation of identity, the moment when the individual connects himself to a collective project, to a historical narrative, to something greater than himself. This moment cannot be undone.
Unlike previous Albanian protests, where movements were quickly channeled by political parties and assimilated or extinguished, this protest has structural elements that make it resistant to channeling: It has explicitly rejected party appropriation.
The very formula "Rama and Berisha in prison" is anti-political par excellence, because it refuses to choose between the two sides of the existing system.
It has created horizontal networks, not vertical hierarchies. Horizontal networks are much more resistant to institutional pressure than hierarchies commanded from above.
It has built a collective identity: "Us" against "Them", where "us" is not a party, but a moral category: Those who reject the system of occupation and theft.
The Economic Model Against Which Protests Are Made and the One That Is Demanded. The protesters do not have an economic document or party program. But they do have clear economic intuitions, and these intuitions oppose the dominant model.
Rama's model, which is also Berisha's model, because they have laid the foundations together over the last 35 years, can be called oligopolistic capitalism with state capture. This model produces wealth but only for a few people, and produces systemic injustices: visible, tangible, unbearable.
The alternative model, the one that protesters instinctively express, without formulating it as a program, is something close to democratic capitalism with a truly free market.
It is a program of economic democracy and precisely for this reason it is incomprehensible to both Rama and Berisha, who both operate within the same logic of occupation and cannot understand that another system could exist.
Revolt is not simply against something.
The Albanian protest is not over. The protest will be remembered because it changed the fundamental question that Albanian citizens ask of their state: No longer just “who governs?”, but “what kind of political and economic order deserves to exist?”.
This is where transformations begin that last more than one government and more than one electoral cycle.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128