Rriten tensionet, ish-komandanti i Gardës merr drejtimin e sigurisë iraniane

Ish-kreu i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohsen Rezaee, është emëruar sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, organi më i lartë i sigurisë në vend.
Rezaee zëvendëson Mohammad Bagher Zolghadr në këtë post, ndërsa emërimi është bërë nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian.
71-vjeçari drejtoi Gardën Revolucionare nga viti 1981 deri në vitin 1997, ndërsa më pas mbajti disa poste të rëndësishme në sistemin politik dhe të sigurisë së Iranit. Në mars të këtij viti, ai u emërua gjithashtu këshilltar ushtarak i liderit suprem, ajatollah Mojtaba Khamenei.
Emërimi i Rezaee vjen në një periudhë të tensionuar për Iranin, veçanërisht për shkak të përplasjes me Shtetet e Bashkuara dhe situatës në Ngushticën e Hormuzit. Në muajin korrik, Rezaee deklaroi se Hormuzi ishte më i rëndësishëm për Iranin sesa “bombat atomike”, duke iu referuar tensioneve rreth programit bërthamor të vendit.
Ndërkohë, ish-sekretari Mohammad Bagher Zolghadr është emëruar këshilltar politik i liderit suprem.
Ndryshimet në kupolën e sigurisë iraniane u njoftuan vetëm disa orë pasi zyra e liderit suprem bëri të ditur se Mojtaba Khamenei ishte takuar me presidentin Pezeshkian për të diskutuar situatën ushtarake, sfidat e vendit dhe marrëdhëniet ekonomike me partnerët e huaj.
Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht që prej marrjes së detyrës në mars. Sipas autoriteteve iraniane, ai u plagos gjatë sulmeve izraelito-amerikane ndaj Teheranit, në të cilat u vra babai dhe paraardhësi i tij, Ali Khamenei.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128