Tronditet Prizreni, qëllohet për vdekje me thikë i mituri

2026-08-28 10:48:00 / KOSOVA ALFA PRESS

Tronditet Prizreni, qëllohet për vdekje me thikë i mituri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Prizren, ku një 14-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë. Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes është një 17-vjeçar i cili dhe është ndaluar nga Policia në lidhje me rastin e rëndë.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se me të mbërritur në vendngjarje, aty ku u konstatua i pajetë 14-vjeçari, Policia ka bërë të mundur dhe identifikimin e autorit të dyshuar, të cilit thuhet se i është gjetur dhe një thikë, që dyshohet të jetë mjeti që i mori jetën të miturit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa trupi i 14-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë që pritet të zbardhë dhe rastin. Sakaq bëhet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe Prokuroria e vendit, e cila përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se autori kryesor i dyshuar i ngjarjes është 17-vjeçari që është ndaluar.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale "Vrasja e rëndë" dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë. Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë për media.

Po ndodh...