Zjarri në Krujë/ Riaktivizohet një vatër në Abazë, lirohet personi i arrestuar për zjarrvënien
2026-08-11 08:54:00 / AKTUALITET

Një vatër e vogël zjarri vijon të jetë aktive në lagjen Abazë, pranë zonës ku nisi zjarri masiv që ka përfshirë prej ditësh këtë territor.
Sipas informacioneve nga terreni, në këtë zonë është ndërhyrë disa herë, si nga ajri ashtu edhe nga toka, por zjarri vijon të riaktivizohet. Dendësia e gjetheve, bimësisë dhe humusit të akumuluar ndër vite e vështirëson shuarjen totale të vatrave.
Ndërkohë, dy helikopterë po vijojnë ndërhyrjen nga ajri, duke hedhur ujë mbi vatrat pranë lagjes Abazë dhe mbi lagjen Bojë, në afërsi të Zidollit.
Në një tjetër zhvillim, personi i arrestuar për zjarrvënien në Abazë, Qemal Berhami, i cili dyshohet se lidhet me nisjen e zjarrit, është liruar dhe është kthyer në banesë mbrëmjen e kaluar.
Po ndodh...
ide
Signs of an Invisible Change: The Cracks That Are Transforming Albania
Nga Adri Nurellari
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128