Përfshihet nga zjarri një pallat në Zvicër, “digjet plotësisht”! Pesë persona të zhdukur dhe tetë të plagosur
21 August 2026, 09:51 / BOTA
Një zjarr që përfshiu një pallat në Zvicër të premten ka lënë pesë persona të zhdukur dhe tetë të plagosur, tha policia.
Zjarri në qytetin lindor të Thusis, i cili u raportua menjëherë pas mesnatës, “dogji plotësisht” një ndërtesë që kishte një restorant dhe apartament banimi, tha policia e kantonit Graubunden në një deklaratë.
“Shkallët u shembën, kështu që çatia e ndërtesës u desh të hapej me vinç”, tha ajo.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha policia. Gjashtë persona të tjerë shpëtuan nga ndërtesa pa lëndime.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128